Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, ndonëse ka preferuar që karrierën ta vijojë në Londër.

Ajo është e njohur gjithashtu për lidhjen me reperin e njohur Fero, me të cilin ka nisur sërish të publikojë foto në rrjeta sociale. Në fotot e fundit dyshja shfaqet Brenda në makinë, ndërsa veshur kanë rroba të njëjta.

Vlen të përmendet se kohët e fundit Arbenita dhe Fero nuk janë shfaqur më së bashku, sa që edhe mediat rozë nisën të aludonin një ndarje të mundshme.

Por fotot e fundit të publikuara konfirmojnë se dyshja jo vetëm që nuk janë ndarë, por janë më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

 

FOTO GALERI
2/16

Top Channel