Belen Rodriguez

Stilistja e njohur shqiptare, Lia Stublla është kthyer në një ndër të preferuarat e yjeve me famë botërore.

Këtë e ka dëshmuar me bashkëpunimet e shumta që ka pasur, ndonëse vazhdon të jetë akoma mjaft prezente në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi është modelja argjentinase, Belen Rodriguez, ajo e cila ka zgjedhur të vishet nga kreatorja nga Kosova. Ajo ka ndarë disa fotografi në InstaStory, në të cilat ka etiketuar Stubllën.

Fustani, i veshur nga Belen, është i bardhë dhe ka një model unik të prerë anash. 36-vjeçarja dukej në formë të mrekullueshme, gjersa mori vëmendje të madhe edhe me linjat trupore.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel