Një studim doli në përfundimin se Covid-19 dhe sëmundjet e lidhura me të mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Mbi 70% e pacientëve të kuruar që kanë shfaqur qoftë edhe një simptomë pas rikuperimit.

Studimi, i cili testoi 1733 pacientë me Covid, të dalë nga spitali Jinyiantan Wuhan në provincën kineze Hubei, nga 7 janari deri më 29 maj, zbuloi se pacientët e shëruar shfaqnin ende probleme me lodhjen, dobësi muskulore, vështirësi në gjumë dhe ankth, shkruan “China Daily”.

Koha mesatare në të cilët pacientët tregonin simptomat ishte 6 muaj, deklaroi Cao Bin, kryesuesi i studimit dhe nëndrejtori i Spitalit të Miqësisë Kinë-Japoni.

Zbulimi u publikua në Konferencën Shëndetësore Lancet-CAMS (Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore), që u zhvillua në Pekin.

Rezultatet e tij treguan se gjashtë muaj pasi pacientët raportuan për herë të parë simptoma Covid-19, rreth 50 për qind e tyre ende kishin të paktën një simptomë. Më shumë se 20 për qind raportuan ndërlikime psikologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA