Në Maqedoninë e Veriut numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 1.699, pas 41 viktimave të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, shifër rekord i vdekjeve të regjistruara brenda 24 orëve që nga shpërthimi i pandemisë.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 1.022 raste të reja, duke e çuar në 60.723 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me COVID-19. Vendi po ashtu regjistroi 680 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar 37.505.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 21.519.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer gjithsej 329.086 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.127 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Top Channel