Pas tensioneve të javës së kaluar, 1200 policë në terren për protestën e studentëve, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës
Publikohet në fletore zyrtare vendimi i qeverisë për regjistrimin e adresës së emigrantëve nëpërmjet portalit e-albania.
Vendimi synon që nëpërmjet regjistrimit në portalin e-albania, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të përfitojnë shërbimet e gjendjes civile si edhe të drejtën e votës.
Shtetasit shqiptar me banim jashtë territorit aplikojnë për formularin tip përmes portalit e-albania. Deklaruesi identifikohet në mënyrë të sigurt në portal duke përdorur numrin personal në pasaportë ose letërnjoftimin elektronik të lëshuara nga republika e Shqipërisë.
Sipas vendimit deklaruesi plotëson formularin e deklarimit me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku jeton shoqëruar me dokumente zyrtare që provojnë gjeneralitetet e shtetasit në fjalë.
Top Channel