Kafsha u tremb kur u kap në befasi nga një prej qenve dhe sulmoi me brirë një nga gjuetarët.
Policia në republikën Çeke ka nxjerrë një lajmërim të pazakontë pasi një dre i egër ‘ka vjedhur’ armën e një gjuetari dhe u largua me pushkën e mbushur që ngeci në brirët e tij.
Kafsha ishte trembur nga një prej qenve dhe sulmoi me kokë një prej gjuetarëve që kishin dalë në pyllin e qytetit të Horní Planá, pranë kufirit me Austrinë.
Pushka model 22 Hornet çuditërisht kishte ngecur në brirët e degëzuar të kafshës, e cila gjithashtu kishte shqyer xhaketën e burrit.
Policia çeke tha: “Pushka që gjahtari mbante në krahun e majtë ngeci në brirët e drerit të egër gjatë përplasjes, e mbushur por për fat të mirë pa karikatorin, dhe më pas u zhduk bashkë me kafshën. Cilido që e gjen atë duhet ta dorëzojë në stacionin më të afërt të policisë.”
Autoritetet thanë se bashkë me gjahtarët kishin kërkuar në pyll për armën e humbur por nuk kishin arritur ta gjenin.
Top Channel