1000 banesa deri në dhjetor/ 34 miliardë lekë janë dhënë deri më tani për rindërtimin

26/11/2020 19:37

“Një vit pas tërmetit, por çfarë ka ndodhur me rindërtimin? Situata me pandeminë duket se ka ngadalësuar ndjeshëm procesin. Qeveria ka vendosur një objektiv që të dorëzojë rreth 1000 banesa të reja për të prekurit nga tërmeti deri në fund të dhjetorit.”

Pavarësisht përpjekjeve përmbushja e këtij zotimi duket ende larg. Sipas të dhënave të Ministrisë për Rindërtimin, rreth 1200 familje nuk kanë ende një çati ku të strehohen, pasi vijojnë të qëndrojnë ende në çadra.

Ndërsa pjesa tjetër e tyre, rreth 13 356 familje janë akomoduar përkohësisht në të gjithë vendin në banesa me qira.

Janë 34 miliardë lekë të alokuara në kuadër të rindërtimit, nga të cilat 31 miliardë lekë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga donacione të huaja dhe sipërmarrës shqiptarë.

Sa i takon donacioneve të arkëtuara në buxhet, Financat raportojnë se deri në fund të shtatorit arritën vlerën e 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë euro, teksa presin që deri në fund të vitit kjo shifër të arrijë në 3 miliardë lekë.

Deri më tani, janë nënshkruar 18 marrëveshje me një vlerë prej 260 mln euro për grante nga donatorët e huaj, para që nuk kanë kaluar në buxhetin e shtetit, por janë vetë ata që po i zbatojnë përmes projekteve.

Për këtë vit, janë përcaktuar 5 njësi zbatuese për projektet e rindërtimit, ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka marrë pjesën më të madhe të fondeve me 10.3 miliardë lekë, Bashkitë e prekura 9.5 miliardë lekë, 6.9 miliardë lekë për Bashkinë Tiranë si dhe 137.4 milionë lekë për Agjencinë Kombëtare të Territorit.

Më konkretisht, FSHZH do të kryejë projektet e zbatimit për 4 546 banesa kolektive dhe 3470 banesa indivduale në 10 bashki të vendit, ku aktualisht ka nisur puna për ndërtimin e 909 prej këtyre të fundit.

Ndërsa Bashkia Tiranë, do të kryejë projektet e zbatimit për 526 banesa indivduale në total, si dhe 38 objekte arsimore. Aktuliasht, ka nisur puna për ndërtimin e 3 prej tyre.

Por, duket se procesi ka hasur edhe ngërçe gjatë zbatimit pasi Kamza ku parashikohet ndërtimi i 219 shtëpive nuk është prokuruar ende me sukses.
Ndërsa për vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar një fond prej 28 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit për rindërtimin si dhe një shtesë fondi prej 1.5 miliardë lekë për bonusin e qirasë.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB