Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar për shkak se akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I arrestuari është O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. 

Me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikeve dhe kryente të njëjtën veprimtari kriminale, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në Laprakë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:

  • O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA