Një nga punimet e Tal Peleg

Tal Peleg është një artiste mahnitëse e makijazhit që mund të shndërrojë qepallat e syve në vepra të artit magjik.

Pikturat që ajo krijon janë shumë të vogla, por plot detaje dhe ngjyra. Arti i saj shpesh përmban referenca të kulturës pop nga filma, shfaqje televizive, ose skena nga përralla.

Tal përmendi se ajo gjen frymëzim kudo, nga kafshët dhe natyra te çështjet shoqërore dhe shëndeti mendor.

“Unë gjithmonë e doja artin dhe makijazhin, kështu që pikturimi në sy ishte mënyra ime për të përzier këto pasione. Unë e përdor qepallën si një kanavacë për të treguar një histori dhe për të frymëzuar njerëzit. Kam filluar shumë vite më parë duke pikturuar kafshë dhe përralla në sy, dhe me kalimin e kohës, arti im i syve është bërë gjithnjë e më i detajuar dhe sfidues”, tha Tal.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA