“Do jem krah mikut të burrit tim”, bashkëshortja e Charlie Kirk me qëllime të qarta: JD Vance do jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA 19/12 20:22
Mediat e huaja shkruajnë se e dashura e Putin po fiton 7.5 milionë paund në vit, si shefe e gjigantit mediatik pro-Kremlin.
Sipas “Daily Mail”, Alina Kabaeva paguhet përmes miliarderit Yury Kovalchuk, një oligark i afërt me Putin, i cili është aksioner i Grupit të Mediave Kombëtare.
E quajtur ‘gruaja më fleksibël e Rusisë’, ajo dyshohet se u takua për herë të parë me Putin në vitin 2001 kur ishte një gjimnaste 18-vjeçare, por Kremlini gjithmonë ka mohuar pretendimet për një marrëdhënie mes tyre.
Muajin e kaluar, një mikeshë tha se ajo kishte ndërprerë kontaktet me miqtë dhe po jetonte në heshtje, pasi pretendohet se solli në jetë binjakë.
Top Channel