Vetëm pak pas njoftimi të testimit të suksesshëm te vaksinës së Oksfordit, Rusia njoftoi se vaksina e saj Sputnik u dëshmua 95% efikase e do të jetë dhe mjaft e lirë.

Dy dozat e nevojshme për vaksinim të një personi do të kushtojnë “më pak se 20 dollarë” në tregjet ndërkombëtare, ndërsa në Rusi do të jenë falas. Çmimi në tregun ndërkombëtar për Sputnik V është më i lirë sesa ai disa prej rivaleve perëndimore, siç është Pfizeri që kushton  më shumë se 18 dollarë për një dozë. Megjithatë, vaksina ruse është shumë më e shtrenjtë sesa ajo e prodhuar nga AstraZeneca, e cila në Evropë do të shitet për 3 dollarë.

Fondi sovran i pasurisë në Rusi pohoi se Moska dhe partnerët e saj të huaj, kanë kapacitetin të prodhojnë më shumë se 1 miliard doza të vaksinës nga viti i ardhshëm, të mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se 500 milionë persona. Testimet janë duke u kryer edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuelë dhe Bjellorusi. Rusia ishte shteti I parë qe miratoi vaksinën e koronavirusit për përdorim të gjerë në publik, duke e regjistruar atë në muajin gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA