Vendi i parë do të takohet me vendin e fundit në Grupin E në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Rennes e pret Chelsean në “Roazhon Park”.

“Blutë” janë afër kalimit të fazës së grupeve, ku pas tre xhirosh kanë arritur në kuotën e shtatë pikëve, me dy fitore, një barazim dhe një humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e parë, me po të njëjtat pikë sa ka edhe vendi i dytë Sevilla.

Në anën tjetër, Rennes për dallim nga forma e mirë në kampionatin francez, në Ligën e Kampionëve nuk është duke i buzëqeshur fati. Pas tre xhirosh, francezët e gjejnë vetën në pozitën e fundit në tabelë, me vetëm një pikë të tubuar, duke arritur të nxjerrin një barazim ndaj skuadrës së Krasnodarit me rezultat 1:1, dhe duke regjistruar dy humbje rresht ndaj Chelseat dhe Sevillës.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve për ndeshjen e sotme mund të jenë këto si më poshtë.

Rennes (4-3-3): Gomis; Traore, Aguerd, Da Silva, Truffert; Nzonzi, Camavinga, Bourigeaud; Doku, Guirassy, Terrier

Chelsea (4-3-3): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Silva, Chilwell; Kante, Jorginho, Mount; Ziyech, Abraham, Hudson-Odoi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA