
Pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë, qeveria ka rihapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Belinda Balluku ministre e transporteve dhe energjetikës dha detajet e kësaj gare duke theksuar se të interesuar mund të përfshihen deri më datën 23 Dhjetor.
Balluku: Në mes të muajit janar ne stafet tona dhe ekspertët sigurisht edhe konsulentët që na kanë mbështetur në të gjithë këtë proces do të kenë mundësi të nxjerrin 1 fitues. Shpresojmë një konsorcium ndërkombëtar i cili të jetë i denjë për ndërtimin e aeroportit të të gjithë shqiptarëve.
Nëse kjo garë do të jetë e suksesshme atëherë Shqipëria përveç aeroportit të Rinasit dhe atij të Kukësit në ndërtim e sipër, bëhet me 3 aeroporte.
Top Channel