Një debat mes Melisës dhe Ana Kaurit u nxit në studio. E gjitha nisi nga një përmendje e emrit të Melisës në takimin mes Sindit dhe Mevlanit.
Djali, teksa ishte duke pritur 22-vjeçaren, tha në formë batute se vonesa po e bën të ndryshojë mendje, e para po i shfaqet një vajzë me flokë të kuqe e ngjashme me Melisën.
Vajza nga Laçi pyeti djalin nga Kavaja se përse e përmendi emrin e saj, ndërsa 32-vjeçari u shpreh se e gjitha ishte në formë batute, duke qenë se së fundmi ka dalë në takim me të.
Por në këtë moment reagoi Ana Kauri, e cila tha se nuk shikon asgjë të keqe, nëse dy persona flasin në takim me një të tretë. Teksa nisi një debat me Melisën, kjo e fundit iu drejtua me fjalët “mos ndërhy si pykë”, ndërsa Ana, iu kundërpërgjigj duke thënë që të mos i drejtohet asaj me atë fjalor, e për gjuhen e përdorur t’i vijë turp.
Ana: Gjatë takimit tënd me Fatjonin u bë një skenë e madhe nëpërmjet Fatjonit dhe Anës dhe ti nuk reagove. Batutat shkojnë në çift.
Mevlani: Nëse unë përmend një person të tretë në takim, ka të gjithë të drejtën ai të reagojë.
Ana: Takimi juaj nuk shkoi dhe këtë e pranuat.
Melisa: Për çfarë nuk shkoi? Meqenëse emri është i imi dua shpjegim përse e përmendi. Ti pse hyn si pykë.
Ana: Unë do të hy dhe atë nuk e komenton ti. Para se të më drejtohesh mua rregullo fjalorin dhe mos m’u drejto fare, të kesh turp.
Top Channel