25/12 15:13
Pfizer dhe partneri i saj BioNTech do të bëjnë sot kërkesën për autorizimin e vaksinës anticovid në SHBA.
Do të jetë detyra e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) të vendosë nëse vaksina është e sigurt të dalë në aplikim.
Qeveria e SHBA pret të miratojë vaksinën në gjysmën e parë të dhjetorit, ndërkohë që nuk është ende e qartë se sa kohë do t’i duhen autoriteteve që ta miratojnë.
Të dhënat nga një provë e avancuar treguan se vaksina mbron 94% të të rriturve mbi 65 vjeç.
Sakaq studimi përfshiu 41,000 njerëz në të gjithë botën, ku vetëm gjysmës iu dha vaksina.
Top Channel