Rekord viktimash në Greqi/ Për herë të parë 72 të vdekur

20/11/2020 18:07

Rekord viktimash sot në Greqi. Për herë të parë regjistrohen 72 të vdekur duke e çuar numrin në total në 1419.

Gjithashtu rekord ka shënuar edhe numri i të intubuarve duke shkuar në 519. Numri i atyre që trajtohen në gjithë spitalet e vendit me simptomat e koronavirusit ka prekur shifrën prej 4000 pacientesh.

Ndërsa numri i të prekurve në 24 orët e fundit ka qenë 2581, gjithsej prej fillimit të pandemisë 87812. Përsëri mban vendin e parë si vatër e nxehtë Selaniku me 673 të prekur i ndjekur nga Athina me 582, Imathia 112, Magnisia 108, Pella 107 dhe Larisa 102.

Vlen të përmendet se mosha mesatare e të prekurve është vetëm 45 vjeç. Specialistët shprehen të shqetësuar pasi pavarësisht se vendi ndodhet në karantinë nuk po vihet re ulje e numrit të të prekurve.

Top Channel