Muzikanti i njohur Sting është akuzuar së fundmi për marrëdhënie seksuale me minorene, të cilat përfaqësuesit e këngëtarit i kanë mohuar kategorikisht.
Kompania Yahoo Entertainment ka përmendur veprimin ligjor të depozituar në një gjykatë në Arizona për ngjarjet që supozohen të kenë ndodhur në 1979.
Këngëtari anglez, emri i vërtetë i të cilit është Gordon Summer, akuzohet se ka pasur raporte seksuale me 15-vjecaren Jane Doe, pas një koncerti të ish-grupit të tij Police në Scottsdale të SHBA, në 14 maj 1979.
Asokohe ai ishte 27 vjeç. Avokati i Sting ka mohuar ngjarjet duke thënë se Sting nuk e njeh akuzuesen Doe.
Ai shtoi se dëgjoi për herë të parë akuzat në media, nga studio ligjore që përfaqëson akuzuesen.
Akuzuesja kërkon dëmshpërblim $75,000, duke cituar “sulm seksual, abuzim seksual me nje të mitur, lëndim të qëllimshëm emocional, rrahje dhe neglizhencë.”
Top Channel