10/01 19:22
E ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte modelja dhe sipërmarrësja Greis Petroviç, e cila ndau ekskluzivisht setin surprizë të shtatzënisë.
E teksa të dyja ishin duke komentuar disa prej fotove, Bieta e komplimentoi Greis për guximin e treguar.
“Duhet thënë që është një set shumë i guximshëm Greis. Unë mezi po pres të jem shtatzënë, por s’ di a do e bëja dot këtë”, tha Bieta duke qeshur.
Në fakt vlen të kujtojmë se disa herë mediat kanë shkruar për një shtatzëni të dytë të Bietës dhe kjo e fundit i ka mohuar zërat.
Kur të vijë ky moment, do të jetë vetë Bieta e para që do e bëjë të ditur për gjithë ndjekësit.
Top Channel