Kërcimi sensual i realizuar nga Melisa në hyrjen në “Për’Puthen”, nxiti mjaft reagime, si brenda e jashtë studios.

Konkurrentët nisën të thoshin përshtypjet e tyre për bukuroshen, e një ndër to ishte Andi, i cili deklaroi se nuk do të dilte në një takim me Melisën.

Ndërkohë gjërat duket se kanë ndryshuar dhe 24-vjeçari tha puntatën e sotshme se do të dëshironte të njihej me Melisën.

E gjitha ndodhi nga një situatë që ndodhi në takimin e Fatjonit dhe Melisës, ku kjo e fundit kërkoi ndërprerjen e takimit për disa çaste pasi nuk po ndihej mirë. Andi e perceptoi si të vërtetë situatën dhe tha se e vlerësoi Melisën për gjestin e treguar.

“Kam ndryshuar mendimin për Melisën. Më pëlqeu shumë si gjest, e stopove, bën çfarë dëshiron”, tha Andi.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel