Gruaja tenton të presë me thikë organet e ish-të dashurit pas premtimit për seks

20/11/2020 19:16

Një 52-vjeçare kolumbiane është arrestuar së fundmi në Spanjë, si e dyshuar se me një thikë kishte sulmuar ish-të dashurin e saj në organet gjenitale, teksa po kryente një akt seksual ndaj tij.

Gruaja e kishte joshur viktimën të shkonte në një zonë të veçuar duke i premtuar se do të bënte seks me të, kur dhe kishte tentuar t’i priste testikujt.

52-vjeçarja u arrestua muajin e kaluar, por nuk është dënuar me burg megjithse e pranoi sulmin.

Viktima e saj nga Maroku kishte rezistuar duke tentuar ta çarmatoste, megjithse ishte goditur me thikë edhe në fytyrë, derisa kishte arritur në një bar aty pranë duke ndritur alarmin.
39-vjeçari kishte nevojë për disa qepje dhe u dërgua në spital për trajtim.

Mediat lokale në Alcudia pranë Majorca, thonin se burri kishte pranuar të bënte seks me ish-të dashurën e tij, pasi kishin pirë disa gota së bashku.

Sulmuesja u dënua dje me dy vjet burg të pezulluar pasi pranoi akuzën e plagosjes me një armë të rrezikshme.

Gazeta e njohur vendase Diario de Mallorca tha se asaj i ishte dhënë më parë një urdhër ndalin kontakti ose afrimi te viktima për dy vitet në vijim.

Sulmi kishte ndodhur më 18 tetor në një hapësirë pranë një parkimi në qytetin e vjetër të Alcudia që është atraksion i njohur turistik.

Viktima e kishte çarmatosur agresoren pasi kishte ndjerë dhimbjen e mprehtë në testikuj dhe kuptoi se u godit me thikë.

FOTO GALERI
2/3
Gruaja e kishte joshur viktimën të shkonte në një zonë të veçuar duke i premtuar se do të bënte seks me të

Top Channel