Një burrë nga Alabama në SHBA që ka dalë në gjyq për vrasjen e bashkëshortes së tij e cila punonte si modele erotike në internet, i ka thënë policisë se ishte i trishtuar që “nuk jam aq seksual sa ishte ajo”.
47 vjecari William Jeffrey West, akuzohet për vrasjen e Kathleen ‘Kat’ Dawn West, 42 vjeçe, duke e goditur për vdekje me një shishe pijeje alkoolike më 13 janar 2018.
Trupi i saj pjesërisht i zhveshur u zbulua nga një shofer mëngjesin e nesërm jashtë shtëpisë së çiftit.
Gjyqi nisi me prokurorët që pretendonin se West kishte vrarë të shoqen pas një konflikti kur ai po bënte foto seksi të saj për t’i publikuar në rrjet.
Kat, e cila kishte ngjashmëri me Marilyn Monroe, shfaqej në poza joshëse në rrjete interneti me pagesë.
Ajo publikonte shpesh online foto në të brendshme, dhe shikuesit duhet të paguanin për të parë pamje te tjera më seksi.
West, i mbështetur nag familja e tij dhe ajo e gruas së ndjerë, thotë se nuk e ka vrarë Kat dhe argumenton se ajo vdiq aksidentalisht kur u rrëzua e përplasi kokën.
Raporti i autopsisë tregonte se e ndjera kishte nivel të lartë alkooli në gjak, dhe mbrojtja e West argumenton nuk ka pasur tensione mes çiftit për imazhet e saj erotike në rrjet.
West thotë se zanati ekzibicionist i gruas së tij nuk e shqetësonte, por pranonte se kishte njëfarë tensioni për arsye se Kat kishte nxitje më të lartë seksuale se ai dhe kërkonte seks 4-5 herë në javë.
“Nuk aq seksual sa ç’ishte ajo. Unë jam i lumtur me veten time, ajo nuk e pëlqente këtë,” thotë i akuzuari, duke shtuar se nuk do ta lëndonte kurrë gruan e tij.
Natën para vdekjes së Kat, West tha se të dy kishin darkuar në një restorant, dhe kishin ndaluar për të blerë një shishe alkoolike Lucid Absinthe, nga e cila kishin pirë disa gota në shtëpi.
Ai thotë se u shtri në krevat në 10.30 dhe mëngjesin e nesërm zbuloi se gruaja e tij ishte vrarë.
Ndërsa prokurorët citojnë prova në kontradiktë me pretendimet e tij.
Ata thonë se të dhënat nga aplikacioni i celularit të tij ‘iPhone Health’ tregojnë se ai kishte bërë 18 hapa mes orës 11.03 dhe 11.10, kur supozohej se ishte në gjumë.
Gjurmët e gishtrinjve të tij ishin gjetur në grykën e shishes së pijes duke sugjeruar se ai e kishte kapur shishen nga gryka.
Prindërit e Kathleen West i kanë dalë publikisht në mbrojtje burrit duke e përshkruar si baba të devotshëm ndaj bijës adoleshente të çiftit.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel