Pas publikimit të lajmit nga Top Channel ku u zbulua me fakte falsifikimi i tamponëve që nevojiten për të kaluar kufirin, ka ardhur edhe një reagim nga qeveria greke.
Kështu duke nisur nga dita e nesërme me datë 20 nëntor,do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës,ndërsa hapur mbetet Kakavija.
Për Shqipërinë, kalimi do të bëhet vetëm me test negativ të covid dhe vetëm nga Kakavija, pasi atje ka mundësi verifikimi në kohë reale.
Së fundmi organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.
Kostandina Tomaj, u kap me tampon të falsifikuar, por që mund të largohet me vrap duke i shpëtuar kështu arrestimit. Dy ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare. Të arrestuarit janë Idajet Tocka dhe Ina Veliu. Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga covid për Greqinë e Veriut.
Top Channel