“Eprorët nuk bënë asgjë”/ Rreshterja e SHBA vret veten pas përdhunimit në grup

19/11/2020 15:26

Një ushtarake e dedikuar e gardës Kombëtare të SHBA ka vrarë veten pas sulmeve të përsëritura seksuale nga kolegët në ushtri.

Rreshterja Morgan Robinson u vetëvra në 2018 në moshën 29 vjeçare. Dy vjet më herët ajo ishte sulmuar seksualisht gjatë stacionimit në Kuvajt në 2016, ndërsa katër muaj para vdekjes ajo u përdhunua në grup gjatë misionit ushtarak në Afganistan.

Nëna e ushtarakes së ndjerë, Debbie Robinson ka folur publikisht për atë që quan mungesë absolute e drejtësisë dhe dhënies së llogarisë për tmerrin e vuajtur nga vjaza e saj.

Dështimi për ndalimin e abuzimeve torturuese i morën asaj jetën , argumenton Debbie.

Ajo shton se që prej moshës së vogël Morgan dëshironte të shërbente në ushtrinë e SHBA, dhe kur mbushi 21 vjeç ajo u regjistrua në Gardën Kombëtare.

Kur ajo ishte dërguar në misionin e saj të parë në Lindjen e Mesme, tmerrin nuk e gjeti në fushën e betejës apo në duart e armikut, por “u sulmua seksualisht dhe u ngacmua vazhdimisht nga një prej eprorëve të saj”, thotë e ëma.

Kur Morgan tentoi të raportonte sulmet seksuale të eprorët, drejtuesit nuk bënë asgjë për të dënuar dhunën apo për t’i ofruar mbrojtje.
Morgan, e cila kishte një fëmijë në shtepi dhe ishte e fejuar, u dërgua në Afganistan me të njëjtin dislokim.

Kur ajo arriti atje, u përdhunua në grup nga disa ushtarë. E zhgënjyer dhe e tmerruar të raportonte aktin e rëndë, Morgan vrau veten katër muaj më vonë.

Debbie e dinte se e bija ishte “e tmerruar” të raportonte përdhunimin “sepse ata e kishin kërcënuar.”

“Kjo ishte hera e dytë. Ajo e dinte se nuk do të shkonte gjëkundi. Asgjë nuk u bë për sulmin në Kuvajt prandaj asgjë nuk do të ndodhte as për Afganistanin”, thotë e ema.

FOTO GALERI
4/5
Morgan kishte një fëmijë në shtepi dhe ishte e fejuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA