“Ivanka Trump e fiksuar pas statusit”/ Shoqja e ngushtë zbulon komentet shokuese të për të varfërit

18/11/2020 18:44

Ish-shoqja e ngushtë e Ivanka Trump ka thënë së fundmi në një artikull se këshilltarja dhe bija e presidentit është “e fiksuar pas statusit” dhe se një herë e qortoi ashpër për rekomandimin e një libri që sipas saj ishte për “njerëz të shpifur të varfër”.

39 vjeçarja ka shërbyer si këshilltare politike e të atit Donald Trump që prej zgjedhjes së tij president në 2016.

Por ish-mikesha e saj e shkollës follore Lysandra Ohrstrom ka thënë për revistën Vanity Fair sesi nisi të largohej me shoqen e saj aq më shumë ajo përfshihej në politikat e të atit.

Në një prej rasteve, gazetarja Ohrstrom detajon sesi zonja Trump kishte shpërfillur rekomandimin e saj për të lexuar librin Empire Falls (Rënie e parandorisë) nga autori Richard Russo, dukei thënë: “‘Li, përse më thua të lexoj një libër që flet për njerëz të varfër, të shpifur? Çfarë të bën të mendosh se mua më interesojnë këto”.

Ohrstrom thotë se ishte një nga dy dëshmitaret e nderit në martesën e Ivankas me Jared Kushner në 2009.

Por ajo shton se tashmë diferenca mes tyre është shumë e madhe: “Pak pas martesës së saj unë nisa një punë të re dhe i shkruajta ‘Kam nisur një punë të re, dhe nuk më ke pyetur fare si po shkon.’”

Ohrstrom shton: “Nuk e mbaj mend përgjigjen e saj të saktë por pak a shumë më tha: ‘Li, jam shumë e zënë për këto budallallëqe”.

Autorja thotë se pas kësaj ato nuk kishin pasur më kontakte të afërta, përveçse kishin evituar të tregoheshin të pasjellshme ndaj njëra-tjetrës.

Në fund të artikullit për të bijën e Trump, Ohrstrom hedh poshtë pretendimet se ajo mund të jetë kandidatja e ardhshme për president.

“Ivanka me shumë gjasa do të bëjë një ulje të butë në Palm Beach, atje ku supremacia e bardhë është ‘de rigueur’ dhe ku shumë prapësira falen nëse ke para mjaftueshëm”.

“Është vendi i përkryer që ajo të ruajë një profil të ulët, larg pasoja ekonomike e sociale që ka shkaktuar gjatë katër viteve të fundit.”

Top Channel