Në studion e emisionit “Open”, po flitet për situatën politike në Kosovë, ku ish-eksponentët kryesorë të UÇK-së, kanë dalë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës.
Avokati Tom Gashi, i cili në të kaluarën ka qenë avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Gjykatën e Hagës, tha se ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët do të gjykohen jo në gjendje të lirë. Në këtë argumentim, ai përmendi faktin se gjyqtari para pak kohësh vendosi që ata të qëndrojnë në paraburgim dhe nuk ka asnjë mundësi që për një kohë kaq të shkurtër sipas Gashit, gjyqtari të ndryshojë masën e dhënë më herët.
“Gjyqtari vetë tha që avokatët duhet të paraqesin një aplikim në formë të shkruar dhe gjykatësi do të vendosë. Unë mendoj që ato nuk do të lirohen, do të qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Do të ishte çështje e rëndë që gjyqtari do të mohonte vendimin e vet me ndërprerjen e paraburgimit. Do të donim të ishte e ndryshme po ja që kështu është”, tha Gashi.
Top Channel