Dëgjoni Malltezin se çfarë deklaron në emisionin “Të Paekspozuarit”. “Kjo eshte piramida e mbetjeve sipas Komisionit Europian .Menjehere qeveria jone ka shkuar tek e parafundit , asgje per te tjerat. Te tjerat jo detyrimisht kerkojne kaq shume para” u shpreh Jamarber Malltezi, pedagog në “UBT”.

Kjo është e pavërtetë, sepse nëse i referohesh transaksionit të thesarit të shtetit, sot që flasim, janë kryer vetëm 15.3 milionë euro pagesa dhe akoma nuk është bërë likujdimi total prej 21.6 milionë euro.
Shikoni si tund edhe një letër tjetër Malltezi, që thotë se kontrata e blerjes së impiantit të incenerimit në Elbasan, ka kushtuar 15 milionë euro, dhe pjesa tjetër është grabitur.

“Ndryshimi me koncesionet e meparshme ishte privati fuste para dhe me pas i nxirrte gradualisht, kurse te keto koncesione taksat tona paguhen fillimisht.Ai me pas del ne treg nderkombetar dhe shef a ka njeri qe di me ma bo kete me lire” u shpreh Jamarber Malltezi, pedagog në “UBT”.

Natyrisht dhëndërri i Berishës e di shumë mirë se çfarë po flet, sepse ai nuk është naiv. Kontrata e dedikuar për ndërtimin e inceneratorit është 15 milionë euro. Por pas kësaj janë bërë investime për kapsulimin e dampës së vjetër të mbetjeve në landfillin ekzistues, ndërtimi i landafilleve të rinj dhe punime të ndryshme civile. Pra të gjitha këto janë kosto mbi impiantin prej 15 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA