Romina Kuko do të jetë në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas largimit të Toni Gogut, i cili u vendos në postin e prefektit të Tiranës.
Mësohet se Kuko, e cila e ka konfirmuar vetë këtë lajm, është shprehur e vlerësuar për besimin që i është dhënë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kuko shkruan se për të është nder dhe privilegj që mban këtë detyrë.
“Nder dhe privilegj vlerêsimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shprehet Kuko në postimin e saj. Kuko, deri më sot ka qenë zëvendës ministre e Brendshme që nga data 9 tetor të vitit 2017.
Top Channel