Një metër e shtatëdhjetë e tetë e gjatë, këmbë elegante, sy jeshilë, buzë të plota: Irina Shayk nuk kalon pa u vënë re.

Mund të jetë për këtë arsye që vajza ruse e një minatori qymyri dhe e një mësueseje muzike, është bërë ndër vite një nga modelet më të famshme dhe të kërkuara në botë.

 

Tani që, për shkak të pandemisë, ajo thuajse nuk po punon, Irina Shayk shfrytëzon rastin për të kaluar sa më shumë ditë me vajzën e saj, Lea De Seine, të cilën e ka me ish-partneri, aktorin Bradley Cooper.

 

Të dy, të cilët jetojnë në Neë York, kalojnë javët e tyre duke shëtitur nëpër qytet. Paparacët janë gjithmonë në pritë për fotografuar Lean dhe Irina-n.  Dhe ndonëse thjesht një shëtitje me të bijën, modelja nuk e humbet mundësin për t’u dukur super seksi.

 

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA