“Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, procesi i ndryshimeve kushtetuese, që i ka hapur rrugë hapjes së listave, tani nga 25 prilli na ndajnë edhe pak kohë dhe i ftoj të gjitha partitë politike që të bëhen gati për të garuar te gjykatësi që nuk gabon kurrë, populli shqiptar; populli nuk gabon për votën që jep”, u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla.
Balla paralajmëroi ndryshimin e ligjit për partitë politike dhe financimin e tyre:
“Bie dakord që ligji për partitë politike në Shqipëri dhe ai për financimin e tyre janë një kuadër ligjor që duhet plotësuar dhe nëse kemi përfunduar deri tani çështjen e Kodit Zgjedhor do duhet që ndoshta në legjislaturën tjetër të këtij Kuvendi të ndalemi për të forcuar legjislacionin që rregullon funksionimin e transparencën e partive politike. Për çështjet e financimit të partive politike, mbetem i bindur se është çështje për të forcuar legjislacionin. S’kemi sot ligj që të garantojnë që partitë politike të mos financohet nga burime të paligjshme. Dështimi për të hetuar rastin e financimit të PD të bërë publik me prova e jo me fjalë se si nga një kompani guaskë në Skoci, persona të caktuar me origjinë apo pasaporta ruse ua dha në zemër për të financuar Lulzim Bashën është fakt që sot nuk është hetuar, sot përsëri është sirenë alarmi se si parti të caktuara politike në Shqipëri mund të bien pre e financimeve nga vende që s’janë aspak miqësore me Shqipërinë. Rusia nuk është vend miqësor me Shqipërinë. Në këtë këndvështrim, të financohet PD, partia e dytë më e madhe pas PS të paktën deri në 2017 se nuk dihet si do e ketë rezultatin në 2021, nëse ngrihen akuza e PD për asnjë moment nuk sqaroi pozicionin e vet, biem dakord që kuadri ligjor për financimin e partive politike në vend nuk është i duhuri”.
Top Channel