Këtë të hënë, nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PS Zegjine Caushi ka akuzuar Sali Berishën se ka dezinformuar në lidhje me një banesë të blerë prej saj me një çmim të majmë dhe në një zonë të shtrenjtë në Tiranë.
Ajo tha se nuk është e vërtetë, dhe se ajo ka bërë një kontratë dhe ka prenotuar një apartament që ende nuk ka nisur ndërtimi.
“Sali, ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu dhe në atë foltore dhe të flasësh në atë protestë. Më gjej një vend në botë ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës së saj.
Ajo foltore nuk është podium për zakonin tënd të vjetër dezinformimin. Më shiko në sy! Siç dezinformove shqiptarët pak minuta më përpara për Reformën Territoriale, ashtu i dezinformove edhe për shtëpinë time.
Ndryshe nga ti Sali, nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve por kam lidhur një kontratë për prenotim apartamenti, i cili nuk ka nisur por ti di vetëm të dezinformosh.
Ndryshe nga si e ke transmetuar ti në ato mediat e tuaja ku pastron paratë e pista, ndryshe në sipërfaqe dhe ndryshe në çmim”, tha ajo.
Top Channel