12/01 00:20
Ky është momenti tronditës kur një punonjës i spitalit përleshet me një pacient në dyshemenë e sallës së pritjes dhe e shkelmon ndërsa ai qëndronte poshtë pas një debati të ashpër.
Videoja, e filmuar nga një dëshmitar, tregoi pacientët dhe stafin duke parë me tmerr ndërsa dyshja përleshej në Spitalin Whitington, pranë Upper Holloway në veri të Londrës dje.
Pacienti – i cili thuhet se ka qenë në spital për një vizitë – akuzoi punonjësin se e kishte shtyrë para se të shpërthente dhuna.
Anëtari i personelit u pa më pas duke grushtuar pacientin para se ta tërhiqte atë në dysheme – ndërsa anëtarët e stafit në panik tentonin t’i ndanin.
Top Channel