Kryetari i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi ka njoftuar se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pavarësisht se nuk është i prekur me sëmundjen infektive koronavirus.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Nishit.

“Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për korona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në spital. Ju përshëndes të gjithëve. Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen”, shkruan Arifi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA