Franca triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Portugalisë dhe siguroi vendin e parë në Grupin e tretë të Ligës A, ndonëse ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë ndaj Suedisë të martën në mbrëmje.

Në një përballje mjaft interesante në “da Luz” të Lisbonës, francezët i shkuan shumë pranë golit me anë të Anthony Martial, i cili goditi edhe shtyllën, por topin në rrjetë arriti ta dërgojë mesfushori i Chelsea-t, N’golo Kante.

Po në këtë grup, Suedia mposhti me rezultatin 2-1 Kroacinë, në një ndeshje ku nordikët bënë gjithçka vetë, pasi shënuan fillimisht me Kuluesvskin e Danielson dhe më pas ky i fundit shënoi edhe në portën e tij. Në Grupin 4 të Ligës A, Gjermania triumfoi 3-1 me përmbysje ndaj Urkainës, në sfidën e zhvilluar në “Red Bull Arena” të Leipzigut. Yaremchuk shënoi për ukrainasit që në minutën e 12’, por të besuarit e Joakim Low përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me golat e Sane dhe Timo Werner.

Më pas sulmuesi i Chelseat shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 64-t, duke vulosur suksesin 3-1 të “Panzer”-ave, që ngjiten kështu në krye të grupit me 9 pikë pas 5 ndeshjesh. Po në këtë grup, Spanja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Zvicrës. Helvetët kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga mesfushori i Atalantës, Freuler në minutën e 26’, ndërsa Spanja barazoi me Morenon një minutë para fundit të ndeshjes.

Vlen të theksohet se kapiteni Sergio Ramos shpërdoroi dy 11-metërsha të akorduar për “furia roja”-n në pjesën e dytë, pasi të dyja i gjuajti në të njëjtin krah dhe u pritën nga portieri i Zvicrës, Sommer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA