Pasiguritë e krijuara nga situata e Covid 19 dhe pasojat e tërmetit në fund të nëntorit të vitit të kaluar kanë goditur tregun imobiliar në vend.

Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, pasi shitjet e pronave pësuan rënie të fortë me 37%.”

Ekspertët e pasurive të paluajtshme tregojnë se jo vetëm kërkesa për shitje, por edhe ajo për qira janë ulur ndjeshëm si pasojë e pandemisë.

Mungesa e studentëve dhe e shtetasve të huaj për shkak të vendosjes së masave kufizuese evidentohen edhe si dy faktorët kyç që kanë frenuar kërkesën për qira gjatë kësaj periudhe, e cila ka parë një rritje me rreth 15% për njësitë e vogla.

“Është ulur kërkesa për qira, janë kryer më pak transaksione. Paralelisht, për shkak të situatës ka rënë edhe kërkesa për qira. Mungesa e studentëve për shkak se universitetet po zhvillohen online tashmë si dhe mungesa e shtetasve të huaj kanë tkurrur ndjeshëm kërkesën për njësi për qira, kryesisht në zonën e Bllokut, liqenit apo pranë RTSH-së.”

Situata e pandemisë ka ndryshuar edhe kërkesën e klientëve pasi sipas ekspertëve që prej fillimit të pandemisë ka një kërkesë të shtuar për apartamente larg qendrave urbane.

“Vihet re një fenomen kohët e fundit për shkak të pandemisë. Qytetarët me të ardhura mesatare po orientohen drejt zonave periferike për banesa apo apartamente për t’iu shmangur zonave urbane ku ka dendësi të lartë të popullsisë.”

Teksa pikëpyetjet janë të mëdha mbi vijimësinë e pandemisë, situata paraqitet pesimiste edhe për periudhën afatmesme, pasi agjentet presin një rënie të numrit të pronave të regjistruara për shitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA