Kryeministri Edi Rama ka lexuar një mesazh të një personaliteti të njohur, që sipas tij ka thënë se ka fjetur rehat, pasi pa pamjet reale të spitaleve që u transmentuan në ERTV.

Një personalitet me shkruan që: shyqyr që më në fund fjeta një natë rehat pasi pashë pamjet reale brenda nga spitaleve, se isha i tmerruar nga ankthi s’e s’do kishte një shtrat për mua në spital nëse do ishte nevoja.

Kjo është opozita, që kur tregon brendinë e spitaleve thotë është propagandë, dhe është për të ardhur keq për derdimenët që i ndjekin pas dhe që i dëgjojnë dhe i besojnë.

Se të thuash propagandë për atë që shikon dhe të thuash fakt për atë që vetëm dërdëllis, është me të vërtetë një fyerje e inteligjencës njerëzore”, tha Rama.

Më tej, kryeministri ka folur për shtimin e testeve dhe arsyen që sipas tij fshihet pas kësaj kërkese.

“Flasin për teste, e çmenden miletin! Shqipëria bën më pak teste. Sot askush nuk i përgjigjet pyetjes pse vendet që bëjnë më shumë teste, s’e kanë ndaluar armikun e padukshëm të përparojë.

Ka dhe mendime që nxitja për të bërë teste është e lidhur me interesa financiare të lobeve të industrisë farmaceutike. Ka një fakt që bërja e shumë testeve s’ka sjellë ndonjë ndryshim në dinamikën e epidemisë. Këtë s’e kam thënë unë, por burime nga të cilat mësoj unë sepse unë s’jam ekspert për këtë punë”, thekson Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA