Presidenciale 2020/ ‘Votuesit e vdekur’ në Michigan janë ende të gjallë

14/11/2020 20:05

Mbështetësit e Donald Trump kanë pretenduar në kuadër të akuzave për manipulime zgjedhore, se mijëra vota janë hedhur në kutitë e votimit duke përdorur emra njerëzish të vdekur.

Në një analizë të rrjetit BBC thuhet se ka pasur dhe raste të tjera incidentesh të ngjashme në zgjedhjet amerikane kur njerëzit e vdekur duket se kanë hedhur votën në kuti.

Kjo mund të ndodhë prej gabimeve teknike apo prej votimit të familjarëve të tyre me emra të njëjtë apo të ngjashëm, por mbështetësit e Trump thonë se kësaj radhe ka ndodhur në shkallë masive.

Historia nis me një liste prej 10,000 të publikuar në rrjetin Twitter nga një aktivist pro Trump, që pretendon se ka mbledhur të gjithë emrat e të vdekurve të përdorur si vota për demokratin Biden.

Lista e 10,000 emrave përmban kodet postare të personave dhe datën e votimit. Disa prej personave raportohet se kanë vdekur më shumë se 50 vjet më parë.

Shteti i Michigan ka një ‘database’ të dhënash me detajet personale të personave ku mund të shihet nëse ata kanë votuar. Në të tjera faqe zyrtare gjenden të dhënat e vdekjeve.

Por problemi me listën e 10,000 qëndron në faktin se për shembull, një person i lindur në 1940, ka votuar aktualisht në Michigan, dhe dikush tjetër që ka të njëjtin emër e të njëjtën vit lindjeje mund të ketë vdekur, dhe rrjedhimisht nuk mund të votojë. Kjo ndodh shpesh në një vend të madh si SHBA me 328 milionë banorë.

BBC shkruan se ka folur me 11 njerëz emrat e të cilëve janë në listë, duke konfirmuar se janë të gjallë dhe me të drejtë vote.

Rrjeti shton se gjeti gjithashtu 3 njerëz në listë që ishin me të vërtetë të vdekur, duke thënë se do të ekzaminojë rastet më vonë.

Ata arrijnë në konkluzionin se kontradikta qëndron në dy grupe të ndryshme njerëzish me të njëjtin emër, grupi i parë janë ata që kanë votuar në Michigan, dhe të tjerët kanë të njëjtën emër dhe moshë, që kanë vdekur në vende të tjera të SHBA.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA