Dhimo Cero nga Xarrë prej 18 vitesh merret me kultivimin e agrumeve. Ai thotë se këtë vit për shkak të koronavirusit tregtarët kanë treguar më shumë interes për portokallin ndryshe nga vitet e kaluara ku mandarina dhe limoni ishin agrumet e preferuara të konsumatorit.

” I gjithë ky prodhim shkon edhe në tregun e brendshëm, por edhe jashtë. tani tregtarët po kërkojnë shumë portokallin dhe çuditërisht e duan gjysmë jeshil, të papjekur mirë. ”

Agrumet në këtë periudhë po shiten më çmim të leverdishëm për fermerin. Sipas Dhimos ky çmim duhet të respektohet nga të gjithë, në të kundërt është fermeri ai që del me humbje.

” Çmimi i portokallit ta ni është mirë, 50 lekë kilogrami. Por del dikush e jep më poshtë dhe gjithçka ndryshon pastaj. ”

Parcela me agrume prej 6 ha, e ka detyruar Dhimon të qëndrojë larg familjes. Bashkëshortja dhe fëmijët jetojnë në Greqi, ndërsa Dhimo pothuajse në 12 muajt e vitit është duke u përkujdesur për pemët.

” Ky është portokall navolinë e kam marrë në Greqi piqet shpejt, por mund ta fushës edhe në furrë kur është jeshil. Punë ka gjatë gjithë vitit me spërkatje, krastije, vaditje vjelje. “

Top Channel