Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte e ftuar edhe Albana Osmani.
Ndryshe nga herët e tjera ku jemi mësuar të shohim repera në sfidën e “Paintball” këtë herë ishte Albana, ajo që mori “armën” në lojë. Në tabelë Osmani kishte fotografitë e bashkëpunëtorëve të saj në televizion.
“Cili nga këta gazetarë/moderatorë është “ON TOP” për momentin?”, ishte një ndër pyetje që iu drejtua Albanës nga Fifi.
Përgjigjia e Albanës ishte e menjëhershme duke “gjuajtur” drejt fotos së Luana Vjollcës, duke treguar se e meriton.
Por këtë përgjigje Luana nuk donte ta pranonte duke i thënë: “Albana mund të më qëllosh për keq të lutem”; por Osmani nuk deshi të ndryshojë përgjigjen pasi tha se nuk ishte çështja për të treguar modesti pasi për momentin autorja e “Shiko Kush LUAN” është në ditët e saj më të arta dhe kjo e bën “On Top”.
Top Channel