Tiranë/ Motorri përplas një këmbësoren, 51 vjeçarja dërgohet në spital
13/11/2020 18:53
Një aksident pa pasoja të rënda ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kësaj të premteje në Tiranë.
Motorri me drejtues shtetasit I.Xh, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.M, 51 vjeçe, e cila është dërguar në spital.
Njoftimi:
Më datë 13.11.2020, rreth orës 17:40, në Kombinat, motorri me drejtues shtetasin I.Xh., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.M., 51 vjeçe, e cila ndodhet në sptal, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel