Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku bëhet me dije se një person është vetëdjegur pranë Ministrisë së Jashtme.

Policia njofton se si pasojë e flakëve personi ka humbur jetën. Ndërsa burime bëjnë me dije se viktima është një i pastrehë.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel