Edhe pse kanë një vit të divorcuar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, kanë mbajtur një raport shumë miqësor. Kjo për shkak edhe të vajzës së tyre, Renee. Madje ata vijojnë që të komentohen shumë në mediat online.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, ku foli për fillimet në karrierë, jetën e saj dhe u ndal edhe tek ndarja nga Roberti.

Nora u shpreh se me Robertin kanë vendosur të mbesin miq dhe nuk kanë lejuar që ndarja e tyre të ndikojë tek Renee.

“Renee babin e vetë e do shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”, u shpreh Nora.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA