Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë bërë një ndryshim në ligjin për armët të diktuar nga nevoja për të rregulluar kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu janë diskutuar edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe subjekteve për pajisjen me armë e municione, kur një e drejtë e tillë ka lindur për shkak të pronësisë apo të detyrës; marrëdhëniet për lëshimin e licencave dhe të autorizimeve nga Policia e Shtetit për çdo subjekt të interesuar për veprimtaritë e lejuara me armë, sipas kategorive të përcaktuara në këtë projektligj; veprimtarinë e prodhimit, demilitarizimit, çaktivizimit dhe riparimit të armëve etj

Relatorja për komisionin e projektligjit znj. Antoneta Dhima, theksoi se armët e zjarrit dhe municionet luftarake pa leje në duart e qytetarëve, vijojnë të jenë burim i rrezikut serioz për jetën e qytetarëve, për rendin dhe sigurinë publike, edhe si një pengesë serioze për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Në Shqipëri do të nisë një aksion kombëtar për gjurmimin dhe mbledhjen e armëve, municioneve dhe eksplozivëve, të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997, duke përfunduar në duart e popullsisë civile, sidomos të grupeve kriminale dhe personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Qeveria dhe Kuvendi pritet të miratojnë një amnisti për armëmbajtjen pa leje, për të nxitur shqiptarët që të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe municionet, pa i ngarkuar me përgjegjësi penale. Amnistia mund të zgjasë nga 6 muaj deri në dy vjet.

Në vijim Komisioni do të vendosë në amnistia do të parashikohet në ndryshimet në ligjin për armët apo me një ligj më vete. Gjithashtu, do të përcaktohet edhe periudha e amnistisë, ku me shumë gjasa mund zhvendoset pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, për shkak të angazhimit të policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Amnistia e fundit ishte 4-mujore në vitin 2017. Sipas statistikave në vitin 1997 janë grabitur 549 mijë e 775 armë, rreth 840 milionë dhe 16 milionë eksplozivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA