Pas postimeve në twitter të kryeministrit Edi Rama ka reaguar sërish presidenti Ilir Meta.

Në postimin e tij në ‘facebook’, Meta shkruan se jetët e humbura po shtohen.

Gjithashtu presidenti shkruan se duhet të rimbursohen pacientët të cilën mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me Covid-19.

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!

Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!

Shto testimet!

Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!

Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!

A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?

A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?

Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët”, shkruan Meta në ‘facebook’.

Përplasja e tyre për çështjen e situatës së pandemisë së koronavirusit vazhdon prej ditësh midis kryeministrit dhe presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA