Top Story ka vëzhguar fushën e vjetër të mbetjeve në periferi të Korçës. Aty, duket një tabelë ku qartësiht paralajmëron se hedhja e mbetjeve është e ndaluar. Por, praktikisht, situata nuk duket të jetë kështu. Një mjet me logon e bashkisë së Korçës shfaqet teksa hedh mbeturina pikërisht në atë që me ligj është një fushë e mbyllur.

“Kjo eshte antiligjore, që dikush të shkojë në një vend ku nuk lejohet të hidhen mbeturina të shkojë të depozitojë mbetje” u shpreh ekspertja ligjore Ermira Koçu Deçka.

Ne, e vumë përballë këtij fakti edhe administratoren e landfillit të Maliqit, që menaxhohet nga një kompani në pronësi të bashkive të qarkut.

“Nuk shkarkohen atje, atje nuk vete asnjë makinë, të gjtiha vijnë këtu. Atje është i rrethuar dhe asnjë makinë nuk shkon, nuk është e lejuar të hedhësh. Nuk di të shkarkohen atje” u shpreh administratorja e landfillit Vjollca Kostreci.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA