Vullnetarë që kanë marrë pjesë në testimet e vaksinës së Pfizerit thonë se kanë pasur efekte anësore të ngjashme me ato të vaksinës së gripit.
Një prej tyre, Carrie 45 vjeçe nga shteti amerikan i Misurit flet për ethe e dhimbje të forta koke dhe trupi. Sipas saj, situata u përkeqësua pasi mori dozën e dytë të vaksinës. Ndërkohë Glenn Deshields, një lobist nga Austin i Teksasit i krahasoi pasojat e injeksionit me ato të një “dehjeje të fortë” dhe kaq.
Më shumë se 43.500 persona në 6 vende të botës kanë marrë pjesë në fazën e tretë të testimeve të gjigandit farmaceutik amerikan dhe partnerit të tij BioNTech. Carrie, pjesën e parë të vaksinës e kishte marrë në shtator dhe të dytën muajin e kaluar. Asnjërit prej pjesëmarrësve nuk i është thënë nëse kishin marre vaksinën e vërtetë apo placebon. Placebo është një tabletë ose preparat tjetër mjekësor, i cili nuk ka asnjë substanca që mund të ndikojnë si medikamenti.
Ai përdoret kryesisht në kërkimet shkencore, përmes të cilave bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve. Një pjesë e pacientëve merr ilaçin për të cilin bëhet studimi, ndërsa tjetra merr placebon dhe verifikohen rezultatet.
Top Channel