Kërkohen gra të moshave nga 18 deri në 32 vjeçe, për të marrë pjesë në një studim për etikën dhe moralin, nën drejtimin e një studioje pararojë në fushën e psikiatrisë, në qytetin e Nju Jorkut.

Shpërblim i kënaqshëm, anonimat i garantuar. Xhesika Farris, një grimiere e varfër, ofrohet të marrë pjesë në një studim të drejtuar nga dr. Shillds, psikiatre në Universitetin e Nju Jorkut. Më shumë se çdo gjë i intereson pagesa “e majme” e ndoshta edhe drithërima e diçkaje të re.

Jeta e saj është e mbushur me bredhjet nëpër Manhatan për të trukuar studente për netët e tërbuara, apo me mbrëmjet e saj të heshtura në shoqërinë e qenit. Kur vë këmbë në sallën 214, me një kompjuter të ndezur, ku lexohet: Mirë se erdhe, subjekti 52, diçka i thotë se mbase është treguar shumë e nxituar. Sinqeritet absolut: a do të jetë e zonja? Do të ishit e aftë të gënjenit, pa pasur ndjenja faji? Keni lënduar ndonjëherë keqazi dikë që e doni fort? Do t’i lexonit mesazhet e burrit ose shokut tuaj?

Dalëngadalë, pyetjet e dr. Shillds bëhen përherë e më këmbëngulëse, shumë personale e të rrezikshme. Duket sikur ka kuptuar gjithçka për Xhesikën: çfarë mendon ajo, çfarë fsheh. Dhe kur i kërkon të kalojë nga salla 214 në botën reale, për të tashmë është shumë vonë për t’u tërhequr nga loja.

A jeni në gjendje të garantoni sinqeritet absolut në këmbim të nje kompensimi monetar? Nëse përgjigjja është po, ju rekomandojme të lexoni këtë thriller psikologjik. Sarah Pekkanen dhe Greer Hendricks do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim. “A mund të betoheni se jeni gati te thoni të vërtetën absolute?” Kjo do të jetë një nga pyetjet e para të shtruara në një studim psikiatrik nga Dr. Shields.
Te “Vajza anonime” do te gjeni pergjigjen.

Detajet e librit
Shtëpia Botuese: Dituria
Botuar në: 2020
Gjuha e publikimit: Shqip
ISBN-13: 978 9928 292 62 9
Nr. faqe: 454

Top Channel