Studimi i ri, “Burning Issues: Gjendja Globale e Reduktimit të Dëmit të Duhanit (GSTHR) 2020, tregon se ekziston një nevojë urgjente për të shtuar përpjekjet për uljen e dëmit nga duhani, nëse merret parasysh ndikimi i plotë te shëndeti publik.

Në serinë e fundit të një raporti historik nga agjencia e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar, “Knowledge Action Change” (KAC) është arritur në përfundimin se ka vetëm nëntë përdorues të produkteve më të sigurt të nikotinës (SNP) për çdo 100 duhanpirës në mbarë botën, kryesisht në vendet me të ardhura të larta. Në përgjithësi, 98 milion njerëz vlerësohet se përdorin produkte më të sigurta të nikotinës në të gjithë botën. Prej tyre, 68 milion janë konsumatorë të cigareve elektronike, me numrin më të lartë të tyre në SHBA, Kinë, Rusi, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Japoni, Gjermani dhe Meksikë; 20 milion janë përdorues të produkteve të duhanit me ngrohje (HTP); me shumicën e përdoruesve në Japoni, ku shitjet e cigareve tradicionale kanë rënë me 32% që nga viti 2016 kur u lançua IQOS.

Që kur produktet më të sigurta të nikotinës (SNP) dolën në treg, përfshirë IQOS, një nga teknologjitë kryesore të Philip Morris International, ato gjenden masivisht dhe janë të përballueshme në shumë vende. Aty pati ulje të numrit të duhanpirësve tradicionalë dhe trendi ka patur përshpejtim. Megjithatë, pavarësisht daljes së produkteve që janë në mënyrë të dukshme më të sigurta se cigaret me djegie, të provuar si efektive në lënien e duhanit dhe tërheqëse për miliona konsumatorët e rritur që po lënë duhanin, ulja e dëmit nga cigaret tradicionale vazhdon të shihet nga shumë në botë si një kërcënim dhe jo ​​si një mundësi në favor të shëndetit publik.

Gerry Stimson, profesor në Imperial College London dhe Drejtor i KAC, thotë: “Ky është një moment vendimtar për shëndetin e ardhshëm të 1.1 miliardë duhanpirësve në të gjithë botën, të cilët meritojnë më mirë se status quo-ja. Hartuesit e politikave të angazhuar në Direktivën e Produkteve të Duhanit të Komisionit Europian dhe Konferencën e posaçme të OBSH-së vitin e ardhshëm, duhet të marrin në konsideratë provat për rolin e zvogëlimit të dëmit të duhanit, të dëgjojnë konsumatorët dhe ofrojnë politika që përqendrohen vërtet në uljen e numrit global të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit dhe vdekjeve, sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse integrohet te kontrolli i duhanit, ulja e dëmit mund të jetë një aktor kyç në betejën kundër sëmundjeve jo-ngjitëse.”

“Të dhënat tona tregojnë se, në të gjithë botën, miliona njerëz po zgjedhin të përmirësojnë shëndetin e tyre, duke lënë cigaret me djegie. Por kjo duhet të rritet, shpejt. Reduktimi i dëmit nga duhani duhet të kthehet në sukses të mirëfilltë të shëndetit publik të udhëhequr nga konsumatori” shton Harry Shapiro, kryeredaktor i “Burning Issues.”

Top Channel