Numri i personave të infektuar me koronavirus në gjithë botën ka prekur shifrën 50 milionë, prej kur ka nisur pandemia.

Rreth çerek i rasteve të infektimit është raportuar në 30 ditët e fundit.

Muaji tetor ka qenë më i rëndi për shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani.

Shtetet e Bashkuara janë kthyer në shtetin e parë që kanë raportuar më shumë se 100,000 të infektuar brenda ditës.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden është zotuar se do ta ketë prioritetet menaxhimin e pandemisë kur të nisë zyrtarisht punën në janar.

Ai pritet të prezantojë task-forcën e tij për koronavirus javën e ardhshme.

Shtetet në gjithë Evropën kanë vazhduar të raportojnë shifra rekorde të të infektuarve.

Evropa ka rreth 12 milionë persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi dhe 24 për qind të vdekjeve në nivel global.

Pas SHBA-së, India është shteti i prekur më së keqi në botë nga ky virus, me mbi 8.5 milionë raste.

Ky shtet është duke raportuar rreth 46,000 të infektuar në baza ditore.

Koronavirusi, për të cilin është raportuar fillimisht në Kinë, në fund të vitit të kaluar, është thënë të ketë shkaktuar vdekjen e 1.25 milion njerëzve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA