Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin, pasi u kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi.
Arlind Tabaku është personi i cili i ka gjetur magazinën shoferit të kamionit, Elvis Çalikut, pasi ky i fundit i ka kërkuar një magazinë me qira për të lënë fruta dhe perimet, në Lushnje.
Të dy të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me drogën. Ndërkohë, avokatët mbrojtës të Arlind Tabakut sqarojnë se prokurorira nuk kishte asnjë provë për të dyshuarit.
Saimir Korreshi, avokati mbrojtës i Arlind Tabaut shprehet se: Zero prova prokuroria. Arrestim skandal. Ka vetëm një komunikim me 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit te kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qenë ne magazinë sepse janë kamerat e sigurisë. Nuk ka asnjë lloj prove nga ana e prokurorisë. Arlind Tabaku dhe personi tjetër nuk kanë nxjerrë asnjë emër te personave te përfshirë siç pretendohet. Magazinën shoferi i kamionit ia ka kerkuar me qira sepse i ka thene se dua te merrem me fruta perime duke qene se zona e Lushnjes njihet per ate pune. Nuk ka asnje prove qe tregon se kamioni eshte ngarkuar me droge tek magazina por vetem shihet duke hyre dhe duke dale.
Anton Kosteri, avokat mbrojtes i Arlind Tabaku shprehet se: Ështe absurde qe nuk eshte nen hetim asnje punonjes ne doganen e Hanit te Hotit ku kamioni kaloi me droge.
Top Channel