Në Hagë ndodhen drejtuesit kryesore të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ata janë nisur drejt kësaj gjykate pas akuzave të ngritura ndaj tyre, akuza që përfshijnë dhjetëra vrasje të kryera si një grup i strukturuar kriminal.

Kjo nuk është hera e parë që uçk dhe liderët e saj janë përballur me akuza dhe përbaltje dhe jo vetëm nga shteti serb. Në vitet 2011 kur Kosova kishte pak vite që shpalli pavarësinë, ishte senatori dick marty i cili hartoi një raport dhe një rezolutë ku ngriti akuza të rënda për vrasje dhe për ekzistencën e një spitali Brenda territorit shqiotar ku serbë dhe jo vetëm, të kapur rob, ju merreshin organet.

Dick marty akuzonte uçk si organizatore të trafikut të organeve. Raporti i tij problematik në fakt ngriti një hije dhe hodhi baltë ndaj luftës së uck. Senatori e paraqiti këtë raport në asamblenë parlamentare të këshillit të europës ku janë të prezantuara shumë vende europiane, edhe Shqipëria. Delegacioni shqiptar në këtë asamble përbëhej nga ish kryeministri Berisha, deputeti demokrat dhe ish numri dy i qeverisë së Berishës, Ilir Rusmali si dhe dy deputetët Damian Gjiknuri nga opozita dhe Shpëtim Idrizi. Ky është raporti i votimit të rezolutës së Dick martin. Në këtë raport thuhet se deputeti i PD, përfaqësuesi i qeverisë së Berishës, Ilir Rusmali votoi pro raportit. Ndërsa Shpëtim Idrizi dhe Damian Gjiknuri ishin mes deputetëve që votuan kundër. Vetë kryeministri Berisha nuk morri pjesë në këtë votim dhe u zëvendësua nga deputeti i Pd Kastriot Islami pa të drejtë vote. Por Rusmali, një nga drejtuesit e delegacionit, përfaqësues i qeverisë së Berishës, dhe deputet i pd dha votën e tij pro raportit të Dick martin që akuzonte se uçk kishte ngritur burgje ilegale dhe I merrte organet e trupit të burgosurve, serbë e shqiptarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA